back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeMergim Lushtaku i drejtohet diasporës: Qëndroni në Kosovë dhe jetoni realitetin e...

Mergim Lushtaku i drejtohet diasporës: Qëndroni në Kosovë dhe jetoni realitetin e qeverisjes Kurti

Të ngjajshme

Momente tensioni në PSG – Chelsea, Pedro Neto e përplas në tokë një mbledhës topash

Momente tensioni në fund të ndeshjes mes Paris Saint‑Germainit...

Mbi 2 700 tiketa trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të...

KQZ mban sot mbledhje, në rend dite pezullimi i AKR-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje...

KQZ mban sot mbledhje, do të pezullohet një parti politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke falënderuar votuesit e tij për mbështetjen e dhënë dhe duke paraqitur qëndrimet e tij lidhur me situatën aktuale politike në vend.
Në deklaratën e tij, Lushtaku ka theksuar se do të vazhdojë të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar se fitorja personale nuk e gëzon në rrethanat aktuale në të cilat, sipas tij, ndodhet shteti.
Ai ka kritikuar qeverisjen pesëvjeçare, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe nuk është marrë përgjegjësi për dështimet dhe se debati politik është shoqëruar me gjuhë akuzuese ndaj kundërshtarëve.
Një pjesë e deklaratës së tij i është kushtuar edhe diasporës kosovare. Lushtaku u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të qëndrojnë për një periudhë në Kosovë dhe të përballen me realitetin e përditshëm ekonomik dhe social, përfshirë pagat, shpenzimet mujore dhe sistemin shëndetësor.
Ai ka bërë thirrje që vendimmarrja elektorale në të ardhmen të bazohet në vlerësim racional dhe krahasim të situatës aktuale me periudhat e kaluara, si dhe me zhvillimet në vendet e rajonit.
Në fund, Lushtaku ka falënderuar votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe veçanërisht ata që e kanë mbështetur personalisht, duke ritheksuar angazhimin e tij për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz