BallinaLajmeArifi për arrestimin e Maduros: U vërtetua që armiku i ShBA-së, është...

Arifi për arrestimin e Maduros: U vërtetua që armiku i ShBA-së, është armiku i Kosovës

Të ngjajshme

Goditi kundërshtarin me grusht, portieri i Zaragozas merr dënim të rëndë

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar portierin e Real...

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së...

Bukuri që “shkrin” Madridin, Olta trondit me format e saj marramendëse

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka trazuar rrjetin...

Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta...

Opinionisti Avni Arifi e ka mirëpritur arrestimin e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi e konsideron diktator dhe armik të Kosovës.

“Është largu një kriminel nga pushteti, një kriminel që e ka robnu popullin e vet – koftë shteti ma i pasun me naftë në botë, e populli i tij jeton në varfëri të skajshme”, ka thënë Arifi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Një shtet që ka transportu drogë për të rinjtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku unë e shoh legjitimieti ne veprimeve”.

“Pa marrë parasysh që sillen ‘sovraniteti kështu, sovraniteti ashtu’. Sovraniteti nuk është diçka që të jep alibi me i vra njerëzit dhe këtë e kanë tregu Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999”.

Arifi tha se edhe në këtë rast është vërtetuar se këdo që e ka armik Amerika, e ka edhe Kosova.

“Për Kosovën po vërtetohet edhe diçka – që armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e Kosovës. Venezuela, 5-6 shtete i ka majë peng që mos me e njoftë Kosovën, ose i ka blloku edhe kur na ka njoftë…e kemi pasë INTERPOL-in, kanë abstenu, sepse i ka shantazhu me mjete financiare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz