BallinaLajmeMergim Lushtaku: Do të vazhdoj të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin...

Mergim Lushtaku: Do të vazhdoj të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

Bashkimi dominon Borën në Prizren dhe kalon në epërsi në seri

KB Bashkimi ka dhënë një përgjigje të fuqishme në...

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Haddad

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar...

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra të Drenasit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar publikisht pas rezultateve zgjedhore, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe duke theksuar se do të vazhdojë të jetë zëri dhe përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Lushtaku u shpreh se nuk e sheh rezultatin si fitore personale, duke kritikuar gjendjen aktuale të shtetit dhe qeverisjen e pesë viteve të fundit, për të cilat tha se nuk ka pasur llogaridhënie për dështimet.

“Nuk i gëzohem fitores personale kur shoh gjendjen në të cilën është katandisur shteti ynë nën këtë regjim. Për pesë vite në pushtet nuk morën kurrë përgjegjësi për dështimet, por zgjodhën shpifjen dhe etiketimin e kundërshtarëve politik si “miliarderë”, “kriminelë” e “vrasës”, duke mbjellë urrejtje për të fshehur paaftësinë.Një thirrje të sinqertë kam edhe për një pjesë të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Qëndroni dhe jetoni realitetin e Kosovës, me paga të Kosovës. Paguani faturat, shkolloni fëmijët këtu dhe përballuni me shëndetësinë tonë. Faturat mujore shpesh janë sa një pagë mesatare, nuk kemi shëndetësi moderne e as sigurime shëndetësore, andaj qëndroni dhe jetoni këtu veç tre muaj, sepse vetëm kështu bie propaganda e këtij regjimi.Kthjelluni nga hipnoza politike dhe herën tjetër votoni me arsye, jo me inat. Thirrni mendjes, mendoni me kokë të ftohtë dhe bëni krahasimet, ku ishim para pesë viteve dhe ku jemi sot krahasuar me vendet e rajonit”, ka shkruar Lushtaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz