back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePresidentja Osmani përkujton kolonel Tahir Zemajn në 23-vjetorin e vrasjes

Presidentja Osmani përkujton kolonel Tahir Zemajn në 23-vjetorin e vrasjes

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 23-vjetorin e vrasjes së kolonelit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Zemaj, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka cilësuar kolonel Zemajn si oficer profesionist, atdhetar të përkushtuar dhe luftëtar të lirisë, duke theksuar se ai ishte edhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e ushtarakut të UÇK-së, kolonelit Tahir Zemaj, së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se kujtimi i kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij përbën obligim moral dhe institucional, në funksion të së vërtetës, drejtësisë dhe shtetit të Kosovës për të cilin ata sakrifikuan.

Në fund të mesazhit, Presidentja ka nderuar jetën dhe veprën e tyre me fjalët:

“Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz