back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeEkstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Të ngjajshme

BDI paralajmëron: Çdo ndërtim i paligjshëm në Çair do të denoncohet

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për vazhdimin e...

Jurgen Klopp po largohet nga Red Bull!?

Jurgen Klopp pritet të largohet nga pozita e drejtorit...

“Fluturimi” i çmimeve të naftës, Kusari-Lila del me një vendim të rëndësishëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka...

Dukagjini me fitore bindëse ndaj Feronikelit në Kupën e Kosovës

Dukagjini është skuadra e tretë e cila ka arritur...

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Republika e Shqipërisë për në Kosovë, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, pas arrestimit të të dyshuarit nga autoritetet shqiptare, transmeton lajmi.net.

I dyshuari kërkohej për veprat penale “Kultivim i narkotikëve” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, pasi i njëjti dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz