BallinaLajmeZgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e...

Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Të ngjajshme

Dy skuadra edhe matematikisht përshendeten me Serie A

Skuadra e Pisas është përshendetur nga elita e futbollit...

5 mijë trupa amerikanë në pak në Gjermani pas debatit mes Trump dhe Merz

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes planifikon të tërheqë 5,000 trupa...

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë dy dekada që nga koha kur në...

Ymeri: Grupi i WhatsApp-it dëshmon se LVV kishte agjendë partiake për import të energjisë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në...

Ky do të jetë moti në fundjavë

Nesër do të mbajë mot i vranët, me intervale...

Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.

“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës për Klankosova.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota.

Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%.

AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.

Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u arrit formimi i institucioneve të reja.

Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz