Te dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit. Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në 38 komunat e Kosovës.
Ndërkohë, në T7 u publikuan rezultatet e Exit Poll, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 43.5% të votave, PDK ka marrë 23.6%, LDK ka marrë 15.9, AAK ka marrë 7.2.
Exit Poll u prezantua nga Baton Haxhiu i Albanian Post.
Rezultati që morën partitë politike në zgjedhjet e shkurtit 2025: Vetëvendosje 42.3%, PDK 20.9%, LDK 18.2, AAK 7%.