back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeFondacioni Frutex & Golden Eagle paralajmëron për mashtrime që po bëhen në...

Fondacioni Frutex & Golden Eagle paralajmëron për mashtrime që po bëhen në emër të tyre kinse për ndihma humanitare të kushtëzuara me pagesë paraprake

Të ngjajshme

Shuhet nga jeta ‘zonja’ e televizionit italian

Bota italiane e argëtimit zgjohet me një lajm të...

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të...

Rama: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria – pavarësia e saj është e pakthyeshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e...

Ministria e Bujqësisë autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për 2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka njoftuar opinionin publik për disa raste të raportuara së fundmi, ku persona të panjohur janë paraqitur rrejshëm në emër të fondacionit dhe në emër të pronarit të kompanisë Frutex LLC, Shaqir Palushi.

Sipas njoftimit, këta persona kanë kontaktuar organizata të ndryshme duke ofruar kinse ndihma humanitare, të cilat i kanë kushtëzuar me pagesa paraprake, duke tentuar kështu të mashtrojnë palët e kontaktuara, transmeton lajmi.net.

Fondacioni bën të ditur se mashtruesit kanë përdorur edhe disa numra telefoni për të kryer këto veprime, konkretisht: +381 62 9247041 dhe +381 61 1553871.

Njoftimi i plotë: 

Ju kontaktojmë për t’ju informuar lidhur me disa raste të raportuara ditëve të fundit, ku persona të panjohur janë paraqitur rrejshëm në emër të Fondacionit Frutex & Golden Eagle dhe në emër të pronarit të kompanisë Frutex LLC, z. Shaqir Palushi, duke ofruar kinse ndihma humanitare të kushtëzuara me pagesë paraprake.

Sipas informatave të deritanishme, disa organizata janë kontaktuar nga këta persona përmes këtyre numrave të telefonit:

+381 62 9247041
+381 61 1553871. /lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz