BallinaBotëAksident zingjiror në Japoni: Përplasen 67 automjete

Aksident zingjiror në Japoni: Përplasen 67 automjete

Të ngjajshme

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Një aksident masiv që përfshinte 67 automjete në mot me dëborë vrau dy persona dhe plagosi 26 të tjerë, në një autostradë në Japoni.

Policia e autostradës së prefekturës Gunma tha se aksidenti në autostradën Kan-etsu filloi me një përplasje midis dy kamionëve në qytetin Minakami, rreth 160 kilometra në veriperëndim të Tokios.

Përplasja fillestare bllokoi pjesë të autostradës dhe veturat që vinin nga pas tyre nuk ishin në gjendje të frenonin në sipërfaqen me dëborë. Një zjarr shpërtheu në skajin më të largët të aksidentit, duke u përhapur në 20 automjete, disa prej të cilave u dogjën plotësisht.

Zjarri u shua rreth shtatë orë më vonë, tha policia.

Një grua 77-vjeçare nga Tokio vdiq në një veturë dhe një trup u nxor më vonë nga ulësja e shoferit të një kamioni të djegur. Nga 26 të plagosurit, pesë janë në gjendje të rëndë.

Një paralajmërim për reshje të dendura bore hyri në fuqi të premten vonë, kur shumë japonezë filluan pushimet e fundvitit. Pjesë të autostradës mbetën të mbyllura për hetime policore, largim dhe pastrim të rrënojave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz