back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaBotëOrteku në Greqi vret katër alpinistë

Orteku në Greqi vret katër alpinistë

Të ngjajshme

100-shi i PDK-së, Mergim Lushtaku fiton mbështetje masive, mesazh i fortë për unitet

Mergim Lushtaku po vazhdon të marrë përkrahje të gjerë...

Aliu entuziast, pas tubimit përmbyllës të LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu,...

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme...

Deliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër, qytetarët kërkojnë ndryshim

Kandidatja për deputete, Blerta Deliu tha se ditën e...

Abelard Tahiri: Nesër, bashkimi qytetar i jep Kosovës drejtim të ri

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard...
- Advertisement -

Katër alpinistë kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në Greqinë qendrore, thanë shërbimet e shpëtimit.

- Advertisement -

Aksidenti ndodhi në malet Vardousia në rajonin e Fokidës, raportoi e përditshmja Kathimerini, duke cituar shërbimet e shpëtimit.

Të tre burrat u raportuan fillimisht të zhdukur të enjten në mbrëmje, pasi u nisën nga fshati Athanasios Diakos për t’u ngjitur në malin Korakas, i cili është rreth 2,500 metra mbi nivelin e detit. 

Të premten, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e tre burrave, si dhe trupin e një gruaje në të tridhjetat, e cila fillimisht nuk ishte raportuar e zhdukur dhe besohet të ketë qenë partnerja e njërit prej alpinistëve të vdekur, raportoi Kathimerini,.

Të katër burrat u gjetën afër njëri-tjetrit, duke sugjeruar se u kapën në befasi nga orteku dhe nuk kishin asnjë shans për të shpëtuar. Shpëtuesit thanë se të dy burrat ishin alpinistë me përvojë, gjë që fillimisht ngriti shpresat se grupi mund të kishte gjetur strehim.

Megjithatë, kërkimet janë penguar nga terreni i pjerrët dhe i rrezikshëm, i përkeqësuar nga kushtet e këqija të motit. Operacioni për nxjerrjen dhe transportimin e katër trupave poshtë malit pritet të kryhet sot

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz