back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeElezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një...

Elezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një mijë votues

Të ngjajshme

“Votimi në diasporë, procesi po monitorohet në vazhdimësi”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot konferencën e...

Spalletti publikon listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Pisës, ky është vendimi për Zhegrovën

Pas fitoreve të rëndësishme kundër Bolognas dhe Romës, Juventusi...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët gjatë ditës së...

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidat për deputet...
- Advertisement -

Në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll ka filluar votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe nga ora 07:00 votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën për media ka treguar se në 25 përfaqësi diplomatike ku edhe ka filluar procesi i votimit, dhe se deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues, kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.

- Advertisement -

“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo një mijë e 659 prej tyre”, tregoi Elezi.

Ai ka treguar edhe se në përgjithësi janë 29 përfaqësi diplomatike.

“Numri i përgjithshëm i shtetaseve të Kosovës për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës është 19 mijë e 187 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit”, tregoi ai.

Elezi ka treguar edhe kur dhe si nisi votimi në përfaqësi diplomatike.

“Procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, deklaroi Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz