Kandidati për deputet nga PDK, Shahin Dervishaj, 77-shi i PDK-së, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe domethënës me strukturat e partisë në Malishevë, ku është pritur nga kryetari i degës, Mevludin Mazrekaj, shkruan Drenica Press.
Gjatë këtij takimi, Dervishaj u shpreh se në Malishevë u ndje si në shtëpi, duke theksuar përkushtimin, besimin dhe dashurinë e sinqertë që aktivistët dhe strukturat e PDK-së kanë për qytetin dhe për vizionin politik të partisë.
“Sot pashë njerëz që nuk dorëzohen, që besojnë fort dhe që ecin përpara me bindje të plotë,” u shpreh Dervishaj, duke vlerësuar energjinë pozitive dhe angazhimin e vazhdueshëm të degës së PDK-së në Malishevë.
Ai falënderoi strukturat dhe qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se vetëm të bashkuar PDK-ja del më e fortë dhe më e vendosur drejt fitores.
Bashkë jemi më të fortë. 🤝


