back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajme​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e...

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se në pesë vjetët e fundit ka keq qeverisur me Kosovën.

Ai në tubimin elektoral në Ferizaj dha edhe një mesazh që, sipas tij, ia kanë dhënë ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që po gjykohen në Hagë.

- Advertisement -

Hamza tha se gjendja e keqe në Kosovë do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të PDK-së pas 28 dhjetorit.

“Kosova nuk ka dështuar. Kosova është keq qeverisur. Kosova është lodhur, por Kosova nuk është thyer. Kjo qeveri është ardhur në pushtet me shumë premtime, ndërkaq ka realizuar shumë pak. Ka përçarje, drama, kriza, mungesë stabiliteti, rritje të çmimeve dhe produkteve bazike në vlerë 40-50 për qind. Rritje e çmimit të energjisë elektrike mbi 100 për qind. Ndërkaq ngecje e pagave dhe pensioneve në nivel të njëjtë dhe përkeqësim i standardit të jetesës. Por kjo gjendje do të ndryshojë me PDK-në në pushtet më 28 dhjetor. Ne do ta hapim një kapitull të ri të stabilitetit dhe shpresës”, tha ai.

Hamza para të pranishmëve bëri të ditur se ditë më parë ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se ka biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli, të cilët njëherësh kanë qenë edhe në udhëheqje të PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryeministër tha se mesazhi i tyre ishte që të qëndrojnë të bashkuar drejt fitores më 28 dhjetor.

“Ata e kanë një mesazh të qartë. Një kërkesë për neve që të qëndrojmë të bashkuar, plot energji dhe shumë punë deri në fitoren e PDK-së më 28 dhjetor. Prandaj ju lus të gjithëve juve dhe diasporën që më 28 dhjetor të gjithë bashkë të dalim të votojmë numrin 130, PDK”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz