back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeBasha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjes

Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjes

Të ngjajshme

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë...

Kurti komenton ndarjen e shtesave prej 100 eurosh: Çdo vit…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për...

Fury do të hyjë në ring me Joshuan, por vetëm me një kusht

Tyson Fury është gati të hyjë në ring me...

Alba: Flokët e mia të shtuara kushtuan 15 mijë euro

Alba ka deklaruar se flokët e saj të shtuara...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në Republikën e Kosovës me rastin e Krishtlindjes, duke u dëshiruar paqe, shëndet, mirësi dhe harmoni. 

- Advertisement -

Sipas njoftimit nga Kuvendi, duke e cilësuar festë që thekson besimin dhe nevojën për ndihmë të pakushtëzuar ndaj të tjerëve, për mbështetjen e atyre që kanë më shumë nevojë dhe për përkrahjen e atyre që angazhohen për drejtësi dhe mirëqenie të përbashkët, kryetari Basha ka potencuar harmoninë ndërfetare, mirëkuptimin dhe unitetin kombëtar, të cilat janë vlera të ndërtuara dhe të përcjellura ndër breza. 

Kryetari i Kuvendit ka kujtuar gjithashtu rilindësit tanë, si Pashko Vasa dhe Naim Frashëri, të cilët i promovuan këto vlera dhe i shndërruan në një mesazh të qartë: mbi çdo dallim tonë qëndron dashuria ndaj atdheut. 

“Këto vlera janë themel i bashkëjetesës sonë dhe na kanë bashkuar ndër breza, duke na bërë më të fortë si shoqëri dhe si shtet. Qoftë kjo festë një gëzim i ngrohtë familjar dhe me plot shpresë e besim për ditë më të mira për të gjithë. Gëzuar Krishtlindjen dhe pritshi shumë mote me paqe, dashuri dhe begati”, ka thënë kryetari Dimal Basha në urimin e tij drejtuar shqiptarëve të besimit katolik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz