Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin e tretë brenda ditës.
Sipas njoftimit, klubi nga Podujeva ka arritur marrëveshje të dyanshme me mesfushorin Kushtrim Shabani për përfundimin e bashkëpunimit, shkruan IndeksOnline.
Shabani ka më shumë se 200 ndeshje me fanellën bardhekaltër.
”Kjo marrëveshje vjen pavarësisht faktit se klubi llogariste në shërbimet e tij edhe në vazhdim. Megjithatë, KF Llapi ka mirëkuptuar dëshirën e lojtarit për të ndërruar ambient dhe për të kërkuar një kapitull të ri në karrierën e tij.”, thuhet në njoftim.
Llapi e ka falënderuar Kushtrim Shabanin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Kushtrim Shabani është futbollisti i tretë i cili u largua nga Llapi gjatë ditës së sotme, pas Xheis Rushitit dhe portierit, Januz Miftari./IndeksOnline/


