back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasRinia kërkon të ardhme në Kosovë, Ganimete Musliu jep fjalën për ndryshim...

Rinia kërkon të ardhme në Kosovë, Ganimete Musliu jep fjalën për ndryshim me PDK-në, në krye (FOTO)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Deputetja në ardhje e PDK-së, Ganimete Musliu – numri 12 në listë – ka zhvilluar një takim domethënës me të rinjtë, duke ngritur fuqishëm zërin për realitetin e vështirë me të cilin ata janë përballur gjatë pesë viteve të fundit, shkruan Drenica Press.
Ajo theksoi se rinia e Kosovës është lënë pas dore, pa investime serioze në arsim, pa kabinete funksionale, pa teknologji moderne dhe pa një vizion të qartë për të ardhmen. Sipas saj, Qeveria Kurti ka mbyllur sytë përballë nevojave reale të të rinjve, duke zëvendësuar veprimet konkrete me propagandë.
“Sot, të rinjtë nuk po kërkojnë privilegje, por kushte dinjitoze për me mësu, me u zhvillu dhe me ndërtu jetën këtu, në Kosovë – jo me u detyru me ikë jashtë,” u shpreh Musliu.
Ajo theksoi se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se Partia Demokratike e Kosovës, me Bedri Hamzën Kryeministër, ka një plan të qartë dhe realist për rininë:
Investime serioze në arsim
Teknologji moderne në shkolla dhe universitete
Mbështetje reale dhe të qëndrueshme për të rinjtë
“Sepse Kosova nuk ecën përpara duke e lënë rininë mbrapa,” përfundoi Ganimete Musliu, duke riafirmuar përkushtimin e PDK-së për ta kthyer shpresën dhe perspektivën tek brezi i ri.
#PDK131
#BedriHamza1
#GanimeteMusliu12

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz