Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi reagime të shumta me një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas daljes nga spitali, ku u trajtua pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua.
Paul pësoi dëmtimin në raundin e pestë të ndeshjes së zhvilluar të premten mbrëma, ku Joshua e dominoi përballjen me një seri goditjesh vendimtare, duke e mbyllur duelin në mënyrë spektakolare.
Me këtë fitore, Anthony Joshua e përmirësoi rekordin e tij në 29 fitore dhe katër humbje, ndërsa Jake Paul tani ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe dy humbjesh. Pas ndeshjes, Paul u diagnostikua me thyerje të nofullës dhe qëndroi për disa kohë në spital.



