Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e nevojshme pasi që shumë familje në Kosovë e përdorin atë për ngrohje.
Por, qytetarët e fshatit Peqan të Suharekës që nga mbrëmë janë në errësirë.
Siç kanë thënë disa qytetarë të këtyre fshatrave, ata nuk kanë energji elektrike që nga mbrëmë në orën 20:00.
Ndonëse në ora 16:00 bëhen 20 orë prej kur është ndalur energjia elektrike për ta, zgjidhje ende nuk iu është bërë.
“Kemi bisedu me KEDS-in me shumë probleme, menxi na janë përgjigj dhe na kanë thënë se ka një defekt”, ka thënë një banor i fshatit Peqan të Suharekës.
Nga KEDS, ndonëse për ndalje të tilla të gjata të energjisë elektrike njoftojnë përmes platformave të tyre të komunikimit, sot ende nuk e kanë dhënë asnjë informacion.
Përveç të ftohtit me të cilin po përballen pa energji, këta banorë kanë thënë se ndalja e energjisë elektrike për kaq shumë orë, po iu dëmton atyre pajisjet elektrike, si dhe po iu shkakton shumë dëme të tjera. /Lajmi.net/



