Sot në mëngjes në Big Brother VIP Albania, banorja nga Kosova, Brikena, u zgjua dhe shkoi të bënte dush, kur papritmas pranë saj kaloi Angelo.
Ai, me humor, i tha: “Nuk këndon në dush?”
Brikena iu përgjigj: “Po, nëse ka muzikë”. Angelo, për të vazhduar shakanë, e pyeti: “Çfarë kënge do, që të të shoqëroj?”
Brikena ia ktheu me një buzëqeshje ironike: “Më lër të lahem, pashë Zotin.
Megjithatë, Angelo nuk u ndal dhe filloi të këndonte këngën “She Will Be Loved” nga Maroon 5.
Brikena, duke e marrë me ironi situatën, komentoi: “Bravo. Bravo”.
Angelo pyeti edhe një herë nëse do të dëshironte një këngë tjetër, por Brikena u përqendrua te dushi, duke vazhduar rutinën e saj, ndërsa banorët e tjerë vëzhguan situatën me humor dhe kureshtje.
Momenti solli të qeshura dhe atmosferë të lehtë në shtëpinë e BBVA, duke treguar edhe anën më gazmore të banorëve gjatë mëngjesit.
View this post on Instagram


