Një grabitje ka ndodhur dje në një barnatore në Pejë, rreth orës 21:35.
Dy persona të dyshuar, kanë hyrë në lokalin ku po punonte ankuesja femër, dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një kuti ku ishin një shumë e konsiderueshme të hollash.
Të dyshuarit janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur, ndërsa nuk ka të lënduar.
“Pejë / 21.12.2025 – 21:35. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në lokalin ku ishte duke punuar kanë hyrë dy persona të dyshuar, të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një kuti në të cilën ishin një shume e konsiderueshme te hollash. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/

