back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaBotëSHBA në ndjekje aktive të një cisternë tjetër nafte pranë Venezuelës, rriten...

SHBA në ndjekje aktive të një cisternë tjetër nafte pranë Venezuelës, rriten tensionet në rajon

Të ngjajshme

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë muaj

Kur kanë mbetur edhe dy ditë afat që Gjykata...

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ndodhet në “ndjekje aktive” të një anijeje tjetër në ujëra ndërkombëtare pranë Venezuelës, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë për CBS News.

Sipas një zyrtari amerikan, anija në ndjekje është pjesë e ashtuquajturës “flotë e errët” të Venezuelës, e cila dyshohet se përdoret për shmangien e sanksioneve ndërkombëtare.

Zyrtari ka deklaruar se cisterna po lundronte nën flamur të rremë dhe ishte objekt i një urdhri gjyqësor për sekuestrim, shkruan BBC.

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar tashmë dy cisterna nafte gjatë këtij muaji, njëra prej tyre të shtunën, kur një anije me flamur panamez u mornën kontroll nga një njësi taktike e specializuar në ujëra ndërkombëtare. Edhe pse kjo anije nuk figuronte në listën zyrtare të sanksioneve të Thesarit amerikan, SHBA-të kanë deklaruar se ajo po transportonte naftë të sanksionuar të kompanisë shtetërore venezueliane PDVSA.

Qeveria amerikane ka akuzuar Venezuelën se po përdor të ardhurat nga nafta për të financuar krime të lidhura me trafikun e drogës.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi një “bllokadë” ndaj cisternave të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Ky vend, që zotëron rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë, e ka akuzuar administratën Trump se po përpiqet t’i grabisë burimet natyrore.

Ndërkohë, prania ushtarake amerikane në Detin e Karaibeve është shtuar ndjeshëm. Në javët e fundit, SHBA-të kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve që i kanë cilësuar si të përfshira në kontrabandë droge, duke shkaktuar rreth 100 viktima.

Të Fundit

Sport

ShowBiz