back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKëta janë 19 kandidatët për deptuetë me aktakuza aktive, 13 të Lëvizjes...

Këta janë 19 kandidatët për deptuetë me aktakuza aktive, 13 të Lëvizjes Vetëvendosje

Të ngjajshme

- Advertisement -

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport të ri mbi integritetin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas raportit “Integriteti i Listave Zgjedhore (Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 28 dhjetor 2025)”, nga 1,179 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithsej 19 prej tyre janë duke u përballur me aktakuza aktive për vepra të ndryshme penale.

Raporti, i përgatitur nga autori Florian Smajli me kontributin e Flamur Kabashit, Zamira Krasniqit dhe Djellza Bajramit, bazohet në monitorimin e rasteve gjyqësore dhe evidenton se shumica e aktakuzave lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit, si dhe përdorimin e armëve apo mjeteve të rrezikshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lista e plotë e 19 kandidatëve me aktakuza aktive, bazuar në të dhënat e raportit të IKD-së:

Nr. Emri dhe Mbiemri Subjekti Politik Numri i Rasteve Vepra Penale Viti i Aktakuzës
1 Agim Ceku AAK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2019
2 Albulena Haxhiu LVV 1 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve 2016
3 Arbërie Nagavci LVV 1 Mbajtja në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve 2019
4 Besnik Krasniqi AAK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2023
5 Cel Gashi PDK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2019
6 Egzon Azemi LVV 2 Sulm ndaj personit zyrtar (2015); Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit (2023) 2015, 2023
7 Endrit Shala NISMA 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2024
8 Faton Thaqi NISMA 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2021
9 Fikrim Damka KDTP 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2025
10 Fitore Pacolli Dalipi LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 2019
11 Glauk Konjufca LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 2017
12 Pal Lekaj AAK 3 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (2015); Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (2016); Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar (2022) 2015, 2016, 2022
13 Rozeta Hajdari LVV 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2025
14 Salih Zyba LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 2019
15 Shkumbin Demalijaj PDK 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2019
16 Slavko Simiq Lista Serbe 1 Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi 2025
17 Valon Ramadani LVV 1 Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 2019
18 Vesel Krasniqi NISMA 1 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2024
19 Xhelal Svecla LVV 1 Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm 2019

Sipas raportit, partia me numrin më të lartë të kandidatëve me aktakuza aktive është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 9 kandidatë, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3, Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 3, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2, dhe nga një në KDTP dhe Lista Serbe.

Raporti gjithashtu evidenton se 12 kandidatë kanë dënime penale të formës së prerë, por fokusi kryesor mbetet te aktakuzat aktive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz