back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeTahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Të ngjajshme

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, ku thekson vizionin e qeverisjes së ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza për zhvillimin e Dragashit.

Tahiri deklaron se, në qeverisjen e PDK-së, Dragashi do të shndërrohet në një destinacion turistik tërheqës për vizitorë nga rajoni dhe Evropa, duke hapur perspektiva të reja zhvillimore për këtë komunë.

“Në qeverisjen tonë, të udhëhequr nga Bedri Hamza, Dragashi do të shndërrohet në një destinacion turistik për vizitorë nga rajoni dhe Evropa. Bashkë. Përpara. Për një perspektivë të re zhvillimore për Dragashin”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Tahiri.

Sipas tij, zhvillimi i turizmit në Dragash do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike lokale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e potencialeve natyrore e kulturore të zonës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz