BallinaLajmePrishtinë: I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e...

Prishtinë: I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Një incident është raportuar të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku një person i dyshuar kosovar, gjatë marrjes së trajtimit mjekësor, ka tentuar të arratiset dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, kur i dyshuari, i cili ndodhej nën përcjellje për trajtim mjekësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, zyrtar korrektues.

I dyshuari është neutralizuar dhe ndaluar nga zyrtarë të tjerë korrektues që ishin të angazhuar në sigurimin e tij. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe inicimit të procedurave përkatëse, i dyshuari është kthyer për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

“Prishtinë / 17.12.2025 – 15:50. Raportohet se derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor, i dyshuari kosovar në tentim për tu arratisur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar i shërbimit korrektues. I dyshuari është ndaluar nga zyrtarët tjerë korrektues që ishin në sigurim të tij dhe i njëjti pas trajtimit mjekësor dhe inicimit të rastit është kthyer në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz