back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajme“Qeveri e Whatsappit” – Mustafa i LDK-së: Mesazhi i VV-së ishte i...

“Qeveri e Whatsappit” – Mustafa i LDK-së: Mesazhi i VV-së ishte i qartë, nëse je militant i Dejonës e ke derën e hapur

Të ngjajshme

Kandidati për deputet i LDK-së, Besian Mustafa, përmes një konference për media, ka folur në lidhje me bisedat që janë publikuar dje, për emërimin e Faruk Mujkës si kryeshef i Ibër Lepencit, pas ndërhyrjes së Ministres në detyrë të Ekonomisë, artane Rizvanollit dhe koordinatores së VV-së, Dejona Mihailit.

Ai ka thënë seme qeverisjen e VV-së, skandalet nuk kanë të ndaluar.

“Në media kemi parë zbulimin e skandalit të radhës së VV-së, aty u shpalos manuali  ityre se si e mbyt shpresën e një të riu që mëson fortë e pastaj dëshpërohet fortë sepse mbetet i papunë e i pashprese vetëm sepse nuk e ka Whatsappin e Dejonës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se ndonëse VV erdhën në pushtet me premtime se do të punojnë me duar të pastërta, ata shumë shpejt u shpalosën se janë të zhytur kokë e këmbë me pazare për punësime.

Qeverinë e VV-së, Mustafa e ka quajtur Qeveri të Whatsappit.

“Mesazhi i VV-së për një të ri apo të re, është i qartë, i ftohtë, brutal. Nëse je militant i Dejonës, e ke derën e hapur, nëse je student i dalluar apo profesionist i ndershë, e ke derën të mbyllur. Për VV-në, shteti është pronë private ndërsa zyrat e shtetit janë degë e nëndegë e partisë. Është e tmerrshme që në kohën e një krize energjetike, ministrja në vend se ta hartoj një strategji se si ta nxjerr vendin nga kjo krizë, ajo merret me listat e rehatimit të militantëve”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz