BallinaLajmeOsmani në samitin BE-Ballkan: Synojmë heqjen e plotë të masave – nuk...

Osmani në samitin BE-Ballkan: Synojmë heqjen e plotë të masave – nuk e paskam vërejtur mungesën e Serbisë, s’do na mungojë

Të ngjajshme

Luis Enrique pas spektaklit të mbrëmshëm: Nuk kam parë kurrë ndeshje si kjo!

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, nuk e fshehu...

Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura (foto)

Aktori i humorit, Vedat Bajrami ka bërë paraqitjen e...

Publikohet çmimi i derivateve për sot, shtrenjtohet benzina

Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68...

Sot në Bruksel po mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrëse është edhe Kosova, e cila po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas arritjes në kryeqendren evropiane, ajo pati edhe një deklarim për media.

Osmani heqjen e pjesshme të masave e quajti lajm të mirë, por tha se vendosja e tyre ishte e padrejtë.

“Do të punojmë shumë afër me partnerë tanë që shumë shpejtë të merret vendimi për heqjen e plotë të tyre dhe do të thoja që kemi elemente pozitive në diskutimet që kisha sot gjatë ditës dhe shpresoj që të kemi heqje të plotë të masave sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Osmani para mediave.

E para e vendit foli edhe rreth mungesës së Serbisë në këtë Samit.

“Nuk e paskam vërejtur mungesën e tyre. E vetmja gjë që ka sjellur Serbia në këtë samit, ka qenë prezenca e një shteti që mbron interesat e Rusisë. Kështu që nuk do të na mungojë sonte në këtë samit”, theksoi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz