BallinaLajmeEkstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Të ngjajshme

Donnarumma: Kartoni i kuq vendimtar, kështu e ka futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar...

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Kosova për në Shqipëri.

“I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale ‘përfshirje në grup të strukturuar kriminal’. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”,thuhet në njoftimin për media.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen, arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz