BallinaLajmePeticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale

Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale

Të ngjajshme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të...

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

4 muaj pa Shpat Kasapin, gruaja e tij me dedikim prekës: Për Roelin ishe bota

Janë bërë katër muaj nga vdekja e artistit shqiptar,...

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka lansuar sot peticionin në kuadër të projektit “Punëtorët e Padukshëm të Nëntokës: Për një Listë Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale për Minatorët e Kosovës”.

Në njoftimin që e ka bërë publik Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, thuhet se peticioni synon t’i kërkojë institucioneve përgjegjëse hartimin dhe miratimin e Listës Zyrtare të Sëmundjeve Profesionale.

“Një hap thelbësor që do të mundësonte: Njohjen ligjore të sëmundjeve të shkaktuara nga puna në miniera, trajtimin adekuat shëndetësor për punëtorët e prekur, kompensimin financiar të merituar për dëmet dhe humbjet, mundësinë e pensionimit të parakohshëm kur gjendja shëndetësore e kërkon, masa parandaluese urgjente për reduktimin e rreziqeve si dhe mekanizma monitorues për mbrojtjen afatgjatë të shëndetit të minatorëve aktivë dhe atyre të pensionuar”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).

“Aktivitetet e IHDNj synojnë fuqizimin e të drejtave të minatorëve përmes dokumentimit të sëmundjeve profesionale. Peticioni është vazhdimësi e punës së IHDNj për dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të minatorëve dhe dëshmimin e nevojës urgjente për krijimin e kësaj liste”, thuhet në njoftim.

Sindikata thotë se për shumë minatorë, sëmundjet profesionale nuk janë thjesht statistika, janë realitete të përditshme që prekin jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe familjet e tyre. “Prandaj, kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet të qartë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz