back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeMori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari...

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Të ngjajshme

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në koordinim me...

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishte marrë një veturë me qira më 21 nëntor 2025 dhe nuk e kishte kthyer më tek pronari.

Rasti, i raportuar nga viktima – një shtetas kosovar – është trajtuar nga njësitë policore, të cilat më 11 dhjetor 2025 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Sipas policisë, vetura e marrë me qira është gjetur dhe është konfiskuar, ndërsa më pas i është kthyer pronarit legjitim.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ANP. Adem Jashari / 21.11.2025 – 19:00. Më 11.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se më 21.11.2025 nga viktima mashkull kosovar kishte marr veturën me qera dhe nuk ia kishte kthyer më. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz