back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeGuvernatori Ismaili në konferencën përmbyllëse të PECK III

Guvernatori Ismaili në konferencën përmbyllëse të PECK III

Të ngjajshme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë si folës në konferencën përmbyllëse të Projektit Kundër Krimit Ekonomik (PECK III) të Këshillit të Evropës, i cili theksoi se përmbyllja e shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e integritetit financiar, transparencës dhe sundimit të ligjit në vend. Rezultatet kanë ndikuar drejtpërdrejt në modernizimin e qasjes mbikëqyrëse të BQK-së dhe në përafrimin e kornizës rregullatore me standardet evropiane.

Guvernatori Ismaili nënvizoi se PECK III nuk ka qenë thjesht mbështetje teknike, por një partneritet strategjik që ka forcuar kapacitetet institucionale për luftimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe rritjen e integritetit të sistemit financiar. Ai u ndal në transformimin e rëndësishëm të filozofisë së mbikëqyrjes, duke kaluar nga një model formal i pajtueshmërisë në një qasje të plotë të bazuar në vlerësimin e rrezikut. Sipas tij, kjo qasje e re është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili tha se BQK-ka falë mbështetjes së PECK III, ka avancuar dukshëm në modernizimin e kornizës së vlerësimit të rrezikut, ka integruar teknologji të reja mbikëqyrëse dhe ka finalizuar një manual gjithëpërfshirës për mbikëqyrjen e bazuar në rrezik, duke përfshirë edhe sektorin e aseteve virtuale.

Një ndër rezultatet kryesore është miratimi i Rregullores së re AML/CFT, e harmonizuar me standardet e BE-së dhe FATF, e cila shënon një hap të rëndësishëm në përgatitjen e Kosovës për procesin SEPA. Po ashtu, është harmonizuar Rregullorja për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve me kërkesat e BE-së, duke rritur gjurmueshmërinë dhe transparencën e transfereve me asete virtuale. Po ashtu, bashkëpunimi ndërinstitucional është intensifikuar ndjeshëm, duke forcuar zbatimin e rregullit të udhëtimit dhe integritetin e tregut financiar.

Guvernatori Ismaili tutje theksoi se këto rezultate vendosin një bazë të qëndrueshme për vlerësimin e ardhshëm nga MONEYVAL, i cili do të jetë një test i rëndësishëm për integritetin financiar të Kosovës.

Në përmbyllje të adresimit, Guvernatori Ismaili theksoi se BQK-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të thelluar reformat strukturore në sistemin financiar, për të avancuar përputhshmërinë me standardet e BE-së dhe ato globale, dhe për të garantuar stabilitet të qëndrueshëm, integritetin dhe sovranitetin monetare dhe financiar të vendit. Ai shprehu mirënjohje për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe të gjithë partnerët që kanë kontribuar në këtë proces transformues, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në fazat e ardhshme.

Ndërsa në vazhdimësi të punimeve, u diskutua edhe për rolin e BQK-së në projektin PECK III. Në këtë panel diskutimi, Udhëheqësi i Divizionit për Pajtueshmëri PPP/LFT, z. Ilir Hasani diskutoi lidhur për forcimin e regjimit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, progresi, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga ky projekt.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës riafirmon se mbrojtja e integritetit financiar dhe forcimi i mbikëqyrjes së bazuar në rrezik mbeten prioritete kyçe, në funksion të një sistemi financiar modern, të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz