back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaBotëLavrov: Nacionalizimi i mundshëm i NIS-it, nën kushte të caktuara

Lavrov: Nacionalizimi i mundshëm i NIS-it, nën kushte të caktuara

Të ngjajshme

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Në sheshin e Shkupit, sot mbahet protesta e organizuar...

Thaçi s’ka qenë i gatshëm me vdek për veriun”, përplasen ashpër Ramabaja dhe Ymeri

Analistët politik, Sadri Ramabaja dhe Visar Ymeri janë përplasur...

Moti për të shtunën

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe...

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi më 11 dhjetor se “nën kushte të caktuara” mund të ndodhë nacionalizimi i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), me pëlqimin e Rusisë, raportoi agjencia Beta, duke u thirrur në raportimin e agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

“Po zhvillohet një proces negociues. E di që udhëheqja serbe iu drejtua SHBA-së, sepse kërkesa e tyre lidhej drejtpërdrejt me ndërmarrjen që u krijua bazuar në marrëveshjen ndërqeveritare midis Rusisë dhe Serbisë, por kjo është një karakteristikë specifike e amerikanëve”, tha Lavrov.

Ai shtoi se në marrëveshjen ndërqeveritare midis Serbisë dhe Rusisë është përcaktuar se nuk mund të ndodhë asnjë nacionalizim pa miratimin e dyanshëm.

“Nën cilat kushte mund të arrihet pëlqimi për nacionalizim ose për ndonjë formë tjetër të zgjidhjes së këtij problemi? Ndoshta zgjidhja qëndron në gjetjen e një mënyre që NIS-i të vazhdojë të funksionojë, pavarësisht nga mundësitë që ka SHBA-ja për ta ndëshkuar këtë kompani”, tha Lavrov.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Lavrovit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “Serbia do të bëjë gjithçka që hisedarët rusë në NIS të jenë të kënaqur”.

Nëse funksionimi bëhet i pamundur, Serbia, sipas Vuçiqt, do të paguajë “ashtu si i takon një shteti normal”.

“Ne nuk na shkon ndërmend t’i marrim askujt asgjë, por Serbia nuk do të mbetet pa naftë, pa industrinë e naftës dhe pa rafineri”, deklaroi Vuçiq për gazetarët në Nish.

Zbatimi i sanksioneve amerikane ndaj kompanisë më të madhe të naftës në Serbi nisi më 9 tetor, pas disa muajsh vonesë.

Shtetet e Bashkuara insistojnë në largimin e pronësisë ruse nga NIS-i, ku aktualisht pjesëmarrja e kompanive ruse është 56.2 për qind.

Qëllimi i sanksioneve të SHBA-së ndaj sektorit energjetik rus, nën të cilat u shënjestrua edhe kompania më e madhe e naftës në Rusi, është të pengojë Rusinë të financojë më tej pushtimin e Ukrainës./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz