back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeOda e Avokatëve: Në disa objekte të Policisë së Kosovës, janë vërejtur...

Oda e Avokatëve: Në disa objekte të Policisë së Kosovës, janë vërejtur pajisje incizimi aty ku bëhen intervistat e avokatëve me palët

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësirat ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.

Kësisoj, duke e konsideruar këtë situatë si rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit, Oda e Avokatëve ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale dhe ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast është sqaruar se ato janë instaluar tri vite më parë, por se nuk përbëjnë pajisje të fshehta dhe nuk janë të funksionalizuar për incizim.

Postimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR AVOKATË

Gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si avokatë, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik R. BERISHA dhe Nënkryetari, Naim Rudari, në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve.

Duke e konsideruar këtë situatë një rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, Oda e Avokatëve të Kosovës ka ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale dhe ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:

  1. Janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit;
  2. Nuk përbëjnë pajisje të fshehta, ilegale apo të menaxhuara nga stafi hetues;
  3. Nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim;
  4. Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente.

Megjithatë, Oda e Avokatëve vlerëson se prania e pajisjeve që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, pa shenja të dukshme identifikuese, pa sinjalizim teknik dhe pa njoftim paraprak, krijon pasiguri të justifikuar dhe bie ndesh me standardet e konfidencialitetit që garantojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.

Për këtë arsye, OAK u bën thirrje të gjithë avokatëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos zhvillojnë konsultime konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim mbi sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht përgjigjes së dhënë nga policia..

Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve profesionale të avokatëve, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimit të kushteve të sigurta e të pandryshueshme të konfidencialitetit në të gjitha hapësirat e intervistimit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz