back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Pa administratë të fortë nuk ka as shtet të fortë

Haradinaj: Pa administratë të fortë nuk ka as shtet të fortë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur sot zotimin se administrata shtetërore do të jetë ndër prioritetet kryesore të Programit të Aleancës.

Në një takim me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe kryetarin e saj, Ali Gashi, Haradinaj theksoi se shteti nuk mund të jetë i qëndrueshëm pa një shërbim civil të motivuar dhe të respektuar.

“Pa një administratë të fortë nuk ka as shtet të fortë,” u shpreh Haradinaj, duke shtuar se aktualisht shumë punëtorë të administratës nuk kanë motivim, sepse “nuk paguhen si duhet dhe nuk respektohen sa meritojnë”.

Ai njoftoi se, me ardhjen e AAK-së në qeveri, shërbimi civil do të ketë pagën më të lartë në rajon, si dhe mbrojtje të plotë juridike si shërbyes të shtetit.

Haradinaj tha se ky zotim është pjesë thelbësore e vizionit të Aleancës për një shtet funksional dhe efikas, ku dinjiteti i nëpunësit publik vendoset në qendër të reformave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz