back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeGjashtë persona të rrezikshëm në listën e SHBA-ve, janë nga Kosova dhe...

Gjashtë persona të rrezikshëm në listën e SHBA-ve, janë nga Kosova dhe Shqipëra

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), këta individë janë ndaluar si pjesë e një operacioni të gjerë federal, që synon identifikimin dhe largimin nga SHBA të personave me rekorde kriminale, të paligjshëm ose që konsiderohen kërcënim për sigurinë publike.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare të përfshirë në listë janë:

Vasil Vukaj, i shpallur fajtor për vrasje, arrestuar në Kaliforni.

Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik, ndaluar në Nju Jork.

Adush Muçaj, me precedent për dhunë fizike, arrestuar në Utah.

Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, arrestuar në Kaliforni.

Nikollë Lleshaj, nga Kosova, i ndaluar për sulm dhe përfshirje në aktivitete kriminale.

Besart Hoxha, nga Kosova, i hetuar për përfshirje në organizata kriminale sipas ligjit RICO.

Përfshirja e shqiptarëve dhe kosovarëve në listën e fundit ka tërhequr vëmendje edhe brenda komunitetit shqiptar në SHBA, duke ngritur shqetësime për imazhin e diasporës.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se operacionet e kontrollit dhe dëbimeve do të vijojnë me intensitet të lartë në javët në vijim. /Albeu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz