BallinaLajmeRamabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit,...

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se ajo është pothuajse e njëjtë me listën e 9 shkurtit, me vetëm disa ndryshime të vogla.

“Një dallim i vogël është se 15-shi i është rezervuar partnerit të ri Zef Morinës dhe më erdhi mirë që është brenda 20-shit, sepse gjasat pastaj i ka reale që të shkojë në Kuvend”, tha Ramabaja.

Ai shtoi se në listë janë përfshirë edhe figura nga PSHDK.

“Një tjetër anëtar i PSHDK-së… pra dy anëtarë prej një krahu politik, që mua më gëzon si fakt. Ndërsa te 10-shja nuk ka ndonjë dallim prej asaj”, u shpreh ai në Dukagjin.

Sipas Ramabajës, struktura kryesore e listës së Vetëvendosjes mbetet e pandryshuar, duke reflektuar vazhdimësi të qasjes së mëparshme të partisë në përzgjedhjen e kandidatëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz