back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeShembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme pranë fshatit...

Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme pranë fshatit Rrjoll

Të ngjajshme

Vëllaznimi njofton largimin e yllit të skuadrës

KB Vëllaznimi ka njoftuar për largimin e lojtarit Marquez...

Nis në Kosovë projekti “FIFA Arena”, ky është qëllimi i tij

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Dy orë e gjysmë bisedime mes Zelenskyt, Macronit, Merzit e Starmerit në Londër – çfarë dihet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sapo ka përfunduar bisedimet...

Orban: Po bashkëpunojmë me Turqinë për të promovuar paqen në Ukrainë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke komentuar mbi përpjekjet për...

Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll.

Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja.

Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Qeverisë Shqiptare me vlerë 3.8 milionë euro, duke shkurtuar distancën mes dy zonave turistike.

Sipas të dhënave është kompania ndërtuese ajo që ka detyrim ligjor të ndërhyjë për çdo problematikë që shfaqet deri në harkun kohor prej dy vitesh pas përfundimit të punimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz