Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion të veteranëve nga Lufta e Kumanovës.
Sipas Haradinajt çdo fjalë e tyre, çdo kujtim, mbanë peshën e historisë dhe krenarisë sonë të përbashkët.
Postimi i plotë :
Kumanova, krah nesh!
Themelet e lirisë janë vendosur nëpër beteja të rëndësishme dhe përgjatë historisë. Sot pata nderin të jem pranë veteranëve të Luftës së Kumanovës, njerëz që me guximin dhe sakrificën e tyre vazhduan ndertimin e rrugës se lirisë.
Çdo fjalë e tyre, çdo kujtim, mbanë peshën e historisë dhe krenarisë sonë të përbashkët.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Dardan Krasniqi, kandidat për deputet në këto zgjedhje, i cili me respekt dhe mirënjohje dëgjoi zërin e atyre që kanë dhënë kaq shumë.
Aleanca, krah veteranëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!/Indeksonline/