back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaShowBizKaty Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez

Të ngjajshme

Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale.

Perry ndau një seri fotosh dhe videosh nga udhëtimi i saj në Tokio të shtunën, ku iu bashkua edhe Justin, transmeton Indeksonline.

“Momente nga turneu i Tokios dhe më shumë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos. Në njërën prej fotove, këngëtarja dhe politikani pozuan duke buzëqeshur.

Katy ndau gjithashtu një video të tyre duke darkuar së bashku. Në video, Justin e shikonte me dashuri ndërsa ajo provonte sushi.

Galeria që ajo ndau përfshinte gjithashtu një video të tyre duke pozuar, me sa duket përpara një vepre arti të ndriçuar në ekspozitë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz