back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeAmbasadori Hill rrëzon “mitin politik”: Arrestimi i Fatos Nanos nuk u bë...

Ambasadori Hill rrëzon “mitin politik”: Arrestimi i Fatos Nanos nuk u bë me lejen e SHBA-së

Të ngjajshme

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

WhatsApp po prezanton disa veçori të reja për thirrjet....

Opel Astra është ridizajnuar, një ndryshim i madh i pamjes

Opel do të lançojë një Astra të rifreskuar plotësisht....

Sylvinho për mediat në Itali: Jo vetëm plazhe, në Shqipëri tani ka edhe futboll…!

Shqipëria është tashmë 180 minuta larg historisë dhe ëndrrës...

Me mbi tre dekada përvojë diplomatike në Ballkan, ambasadori amerikan Christopher Hill është një nga dëshmitarët më të afërt të transformimit politik të Shqipërisë – nga fillimet e brishta të demokracisë deri tek rrugëtimi ende i papërfunduar drejt Bashkimit Europian.

Në një intervistë për Top Channel me gazetaren Kristi Gongo, Hill ka hedhur poshtë kategorikisht narrativën e njohur se arrestimi i Fatos Nanos në vitin 1993 u krye me miratimin apo mbështetjen e SHBA-së.

Pas zgjedhjeve të vitit 1992, ku Partia Demokratike erdhi në pushtet, një vit më vonë lideri socialist Fatos Nano u arrestua – një ngjarje që prej vitesh është shoqëruar me interpretimin se gjithçka u bë me “bekimin amerikan”.

Por Hill e quan këtë version plotësisht të pavërtetë.

“Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993 – dhe kjo është 100% gënjeshtër. Unë isha këtu. Dhe kurrë, askund, nuk kam dëgjuar që një ambasador amerikan të thotë: ‘Vendoseni në burg.’”, deklaroi ai.

Ai theksoi se një narrativë e tillë më shumë i shërben retorikës anti-amerikane sesa së vërtetës historike.

“Nuk ka asgjë të bëjë me ne, sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nuk mund të them çfarë ka ndodhur më pas, dyshoj shumë. Mendoj se disa njerëzve u interesonte të thoshin se Nano u burgos për shkak të amerikanëve – por kjo është vetëm një deklaratë anti-amerikane”, u shpreh Hill.

Diplomati i njohur, i cili ndoqi nga afër vitet e para të tranzicionit politik në Shqipëri, nënvizoi se SHBA-të nuk kanë pasur asnjë rol në vendimin për arrestimin e Nanos, duke i dhënë fund një prej miteve më të qëndrueshme të politikës shqiptare të viteve ’90.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz