back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeKrasniqi pas aderimit të Hasanit: Një vlerë e shtuar për PDK-në

Krasniqi pas aderimit të Hasanit: Një vlerë e shtuar për PDK-në

Të ngjajshme

Edhe Lulzim Hetemi synon Kuvendin, i futet garës për deputet

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili dorëzoi detyrën...

Lëvizjet provokuese të Edit me mëngjes, gati për Dolcen!

Banori i “BBVK”-së, Edi Kuçi, ka nisur ditën me...

​Trump zbulon bisedën me Ronaldon në një telefonatë private

Donald Trump u shpreh shumë i emocionuar për Cristiano...

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas aderimit në këtë parti të ish-kryetarit të KOK-ut, Besim Hasani.

Krasniqi shpalosi kujtime sa shërbeu si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ku në atë kohë kishte punuar ngushtë me Hasanin, për ta nxjerrë sportin e Kosovës nga izolimi.

“Pranimi i Kosovës në familjen olimpike botërore ishte vetëm hapi i parë. Medaljet e para olimpike që erdhën më pas plotësuan ëndrrën e një gjenerate të tërë dhe i dhanë kuptim çdo përpjekjeje, çdo udhëtimi dhe çdo sakrifice të bërë ndër vite”, tha Krasniqi.

“Sot, jam shumë i lumtur që Besimi i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë përvojën dhe energjinë e tij në shërbim të një Kosove ma të mirë”, theksoi ai.

“Një vlerë e shtuar për PDK-në. Një hap përpara për Kosovën. Mirë se vjen, Besim”, shtoi ish-kreu i PDK-se.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz