BallinaSportHistorike: Legjenda Leo Messi e fiton titullin kampion me Inter Miamin në...

Historike: Legjenda Leo Messi e fiton titullin kampion me Inter Miamin në MLS

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Inter Miami ka shkruar histori sonte, duke fituar trofeun e parë MLS Cup në historinë e klubit, pas triumfit 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps.

Në një finale dramatike, Lionel Messi dhe shokët e tij siguruar trofeun që mungonte në koleksionin e klubit të David Beckham – dhe që i shton Messit trofeun e 48-të në karrierë, duke e forcuar edhe më shumë pozitën e tij si lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit.

Ndeshja u hap me një fillim ideal për Inter Miamin, teksa në minutën e 8-të mbrojtësi Ocampo i Vancouver-it shënoi autogol, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Messit.

Vancouver reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë me golin e Ahmed në minutën e 60-të, duke rikthyer emocionet në finale. Por klasa e Lionel Messit bëri diferencën edhe një herë.

Në minutën e 71-të, argjentinasi dha një asist të mrekullueshëm për Rodrigo De Paul, i cili shënoi golin e fitores 2-1 – një goditje vendimtare që dërgoi Inter Miamin drejt trofeut historik.

Ndërsa në fund të ndeshjes në minutën e 90+7 Allende shënoi për 3-1 pas një tjetër asistimi të Lionel Messit.

Me këtë sukses, Inter Miami fiton MLS Cup për herë të parë, duke kurorëzuar projektin e David Beckham me një titull madhor.

Ndërkohë, Lionel Messi i shton koleksionit të tij impresionues trofeun e 48-të, duke vazhduar të ndërtojë trashëgiminë e tij si futbollisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz