BallinaLajmeBlakaj: Gjyqi i dytë ndaj Thaçit po përdoret si arsye për të...

Blakaj: Gjyqi i dytë ndaj Thaçit po përdoret si arsye për të mos ia ndërprerë paraburgimin

Të ngjajshme

Irani rekruton 12-vjeçarë si “luftëtarë që mbrojnë atdheun”

Një zyrtar nga Garda Revolucionare e Iranit tha se...

Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në muaj

Ukraina ka nevojë për rreth 700,000 ton naftë dhe...

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Ja arsyet

Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin...

“Makazze” dhe “Na’Vi” kualifikohen në një finale tjetër, ylli kosovar shkëlqen kundër ekipit rus

Ekipi “Natus Vincere” i njohur si “Na’Vi” është kualifikuar...

Ekspozita skandaloze dhe rimohuesit e zellshëm

Shkruan: Ndue Ukaj Ekspozita skandaloze në të vërtetë është ekspozita...

Drejtori i Fondit për të Drejtat Humanitare, Bekim Blakaj, në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova ka komentuar mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve.

Ai theksoi se çdo i akuzuar ka të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.

Në lidhje me ish-presidentin Hashim Thaçi, Blakaj theksoi se procesi i dytë gjyqësor është përdorur nga prokuroria dhe më pas edhe nga paneli si një arsyetim për të mos ndërprerë paraburgimin.

“Çdo i akuzuar ka të drejtën e gjykimit të drejtë dhe në kohën e arsyeshme. Ky gjykim është duke zgjatur tej mase. Po të ishte Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-jugosllavi besoj që vite me parë ata do të mbrohen nga liria. Kjo gjykatë ka vendosur standarde të tjera që s’janë parë në të kaluarën. Një arsyetim është edhe frika nga arratisja”.

“Në rend të parë mendoj që tre të akuzuarit tjerë, meqë nuk kanë proces të dytë gjyqësor, sigurisht që me përfundimin e dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë, janë plotësuar kushtet që t mbrohen në liri, meqe nuk kanë pasur mundësi ta intimidojnë asnjë dëshmitarë të mbrojtjes”.

“Ndërkaq, kur bëhet fjalë për z.Hashim thaçi, procesi i dytë gjyqësor është përdor si një arsye nga prokuroria por pastaj edhe nga paneli, që të mos i ndërprehet paraburgimi. Jo është duke u përdorur si arsye”, tha Blakaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz