back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmePothuajse 64 mijë votues nga diaspora të regjistruar — afati mbyllet nesër

Pothuajse 64 mijë votues nga diaspora të regjistruar — afati mbyllet nesër

Të ngjajshme

Aksident në Dollc të Klinës, tre të lënduar dërgohen në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20...

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në...

Zyrtare: Hidhet shorti i Kupës së Botës, këto janë të gjitha grupet!

Shorti i Kupës së Botës është hedhur. Tash dihen grupet...

​Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka mbetur edhe vetëm një ditë për t’u regjistruar për votim jashtë Kosovës, në kuadër të zgjedhjeve nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani 63,997 qytetarë nga diaspora janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës, transmeton lajmi.net.

Institucioni u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që ende nuk janë regjistruar të përfitojnë nga afati i fundit, i cili mbyllet më 6 dhjetor 2025.

Regjistrimi mund të bëhet:

  • Online në platformën zyrtare të KQZ-së;

  • Përmes postës, duke dërguar dokumentet në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ ka publikuar edhe udhëzime shtesë për procedurat e aplikimit me postë, të aksesueshme përmes faqes së tyre zyrtare./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz