back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeShtohen zërat brenda PDK-së për kthimin e Limajt, reagime nga degë, nëndegë...

Shtohen zërat brenda PDK-së për kthimin e Limajt, reagime nga degë, nëndegë brenda dhe jashtë vendit

Të ngjajshme

Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike...

KQZ lajmëron qytetarët: Edhe 1 ditë keni afat për të ndryshuar Qendrën e Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton qytetarët se kanë...

LIVE: Këtu mund ta shikoni shortin për Kupën e Botës

Në ShBA ka filluar ceremonia për hedhjen e shortit...

Deklarata e mbrëmshme e Fatmir Limajt se nevojitet vetëm një minutë për t’u arritu marrëveshja me PDK-në për të garuar në listë të përbashkët për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nxitur reagime të shumta.

I pari që reagoi ishte kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit që tha se me Fatmir Limajn dhe disa personalitete tjera PDK do të ishte më e fuqishme.

Kryetari i PDK-së në Suedi, Valon Kryeziu duke folur për kthimin eventual të Limajt, ka thënë se ky është një shans për të ndërtuar një parti më të fortë, jo vetëm për zgjedhjet aktuale, por edhe për të ardhmen e PDK-së.

Ndërsa, Fikri Hasani nënkryetar i PDK-së në Shtërpcë ka thënë se PDK duhet ta kthej Limajn personalitetin që ka dhënë kontribut të çmuar në të gjitha epokat e historisë.

Një kërkesë për kthimin e Limajt ka ardhur edhe nga nëndega e PDK-së në Kijevë të Malishevës. Në reagim thuhet se Limaj është një politikan përvojë politike me një rrjet strukturash që në vend të së jenë jashtë portës, është mirë të jetë brenda familjes sonë politike.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe zyrtarë tjerë të PDK-së hapur kanë mbështetur kthimin e kreut të NISMA-s në PDK.

Mbetet të shihet nëse gjatë ditës së nesërme do të ketë ndonjë zhvillim përkitazi me këtë çështje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz