back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeAmbasadori Guerot i shkon në zyre presidentes Osmani – ajo i kërkon...

Ambasadori Guerot i shkon në zyre presidentes Osmani – ajo i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe proceset aktuale politike.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor, me Presidenten që theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike—fushë në të cilën Kosova tashmë konsiderohet shembull pozitiv, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, u trajtua edhe çështja e marrjes së detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, përfshirë komunat në veri të vendit, proces që u realizua gjatë ditës së sotme.

Presidentja Osmani nënvizoi urgjencën e heqjes së masave të Bashkimit Europian, të cilat, sipas saj, janë të padrejta dhe po dëmtojnë interesat e qytetarëve të Kosovës.

Në takim u ritheksua gjithashtu përkushtimi për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Francës, ndërsa u diskutuan edhe tema të tjera të interesit të përbashkët./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz