back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeHoxhaj: Kurti pranoi tri dokumente që e kanë dëmtuar rëndë pozitën e...

Hoxhaj: Kurti pranoi tri dokumente që e kanë dëmtuar rëndë pozitën e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë

Të ngjajshme

Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të...

Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona...

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se në procesin e dialogut me Serbinë, Kurti ka pranuar tri dokumente të cilat në thelb e kanë dëmtuar fuqishëm pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka postuar një video ku flet për këto dokumente.

“Ne kemi pasur procesi politike në këtë vend, ku e dimë kush e ka shkru Rambujenë, ku e dimë kush e ka shkruar Ahtisarin, ku e dimë kush e ka shkruar marrëveshjen e Prillit. Por, opinioni publik nuk e di emrin e dy-tre ekspertëve të cilën e kanë draftuar marrëveshjen e Brukselit dhe ankesin e Ohrit. A e ka shkruar Friedrich-Ebert-Stiftung, apo e ka shkru dikush tjetër, cila ka qenë ekipa që e ka shkrua?”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka bërë me dije se Marrëveshja e Brukselit, Aneksi i Ohrit dhe draftin i Asociacionit për Komunat për me Shumicë Serbe e kanë dëmtuar pozitën e Kosovës.

“Çka folët aty? Folët për tri dokumente të cilat në thelb e kanë dëmtuar fuqishëm pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, është shprehur ai, duke dhënë detaje tjera.

“Nuk ka ndodh as në kohë lufte, nuk ka ndodhur as në kohë të okupimit, nuk ka ndodhur as në kohen e administrimit ndërkombëtar, nuk ka ndodhur as në kohen e pas pavaresisë së Kosovës, që shteti i Kosovës, që Qeveria e Kosovës, që klasa politike në Kosovës të pranon një dokument pa e ditur kush është autori, pa pas rol, pa pas pronësi”, ka thënë Hoxhaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz