back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeMustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Të ngjajshme

Doktori i QKUK-së pjesë e garës për deputet nga LDK-ja!

Dr. Xhevdet Çuni, urolog me përvojë në Qendra Klinike...

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar në Facebook, në lidhje me qeverisjen aktuale.

Ai ka thënë se aty ku mungon transparenca, lind kaosi institucional pasi që siç ka thënë ai, transparenca duhet të jetë themeli i shtetit e jo viktimë e pasigurisë së pushtetit.

Ai ka thënë se sot në vend të qartësisë, po shohim lojë me institucione, në vend të ligjit po shohim vendime që ndryshohen sipas interesit të ditës dhe për këtë ka thënë se rasti i Listës Serbe është dëshmi e gjallë.

“Sot miratim buxheti. Nesër moscertifikim. Pasnesër rikthim i vendimit, siç ndodhi edhe gjashtë muaj më parë. Kjo nuk është qeverisje. Kjo është hile politike mbi kurrizin e shtetit”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se qytetarët nuk kërkojnë defunksionalizim të institucioneve por funksionalizim të plotë të shtetit për rend, ligj, rregull dhe për mirëqenie.

“Sot, kur besimi po bie, pushteti po përpiqet ta blejë me ndarje parash jo transparente, me projekte të shpejta, të paqëndrueshme dhe jashtë çdo logjike zhvillimi. Kjo nuk është ndihmë sociale, kjo është joshje elektorale me hije korrupsioni. Institucionet nuk janë lodra politike. Paraja publike nuk është karrem për vota. Shteti nuk është pronë partie. Koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaron. Qytetarët sot kërkojnë vetëm një gjë: shtet serioz, të drejtë dhe transparent”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz