back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLimaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me...

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se lista e kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë me befasi të mira.

I pyetur për mundësinë që në këtë listë të jetë kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe anëtarë të tjerë të kësaj partitë, ai ka thënë se për kjo është përgjegjësi e kryetarit të partisë, Bedri Hamza t’i zhvillojë negociata, por ai ka thënë se në listën e PDK-së do të ketë figura të dëshmuara.

“Nga informatat që i kam, lista e PDK ka befasi të mira dhe do të jetë gjithëpërfshirëse, por nuk mund të ndalem me emra të përveçëm. Ka emra, figura që kanë vlera, kanë mbështetje qytetare. Do të ketë edhe emra që janë kanë jashtë PDK-së, ose s’kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në subjekte politike, por emra me reputacion në fusha të caktuara. Bedri Hazma si kryeministër i ardhshëm do ta ketë një ekip të fortë”, ka thënë Beqa në Tëvë1.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit kjo parti nuk garon për vend të dytë, duke shtuar se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve.

PDK ka arritur marrëveshje me një pjesë të anëtarëve të “Koalicionit për Familjen” që ishin në garë në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz