Komuna e Drenasit sot e ka rrënuar terasën e restorantit “Peshkopia”.
Në lidhje me këtë çështje, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka dal me një reagim, transmeton lajmi.net.
“Zbatimi i ligjit dhe barazia para ligjit janë prioritetet e mia të panegociueshme”, e filloi postimin e tij Lladrovci.
Ndër të tjera në postimin e tij, ai tha se kjo pronë ishte uzurpuar nga pronarët e “Peshkopisë” dhe se lirimi i saj ishte detyrim ligjor.
Kjo pronë i takon babait të Arigon Sinanit, i cili kishte përplasje me Lladrovcin.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Zbatimi i ligjit dhe barazia para ligjit janë prioritetet e mia të panegociueshme
Njoftohen mediat lidhur me pyetjet rreth Restoranit “Peshkopia”, se prona e uzurpuar nga ky subjekt ekonomik, edhe pse pas shumë vonesave, pasi Gjykata e tha fjalën e saj, është duke u liruar.
Ndërsa lidhur me vonesat në realizimin e projektit dhe dëmet financiare që i janë shkaktuar komunës së Drenasit, do të zhvillojmë procedura tjera ligjore.
Kjo pronë me vite është shfrytëzuar paligjshëm nga ky subjekt ekonomik, andaj, lirimi i pronës së uzurpuar ishte detyrim ligjor në mbrojtje të interesit publik.
Zbatimi i ligjit, barazia para ligjit, ruajtja e pronës dhe interesit publik janë prioritetet e mia të panegociueshme.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci./lajmi.net/