back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmePresidentja dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Presidentja dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Të ngjajshme

Kontratë mbi 1 milion euro, Ministria e Shëndetësisë siguron insulinë analoge për dy vite (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar procedurën e prokurimit për...

Kurti s’flet kur pyetet për kritikat e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar kritikat...

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me “Telekom Srbija”

Vetëm pak muaj para arrestimit të saj, Federica Mogherini...

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me “Telekom Srbija”

Vetëm pak muaj para arrestimit të saj, Federica Mogherini...

“Stranger Things” po thyen rekorde në Netflix

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shpërthyer në...

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave një grup aktivistësh të cilët, me angazhimin e tyre të palodhshëm, kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për fuqizimin, mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen dinjitoze të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Sipas njoftimit të Presidencës, të dekoruarit e sivjetshëm janë: Halit Ferizi (post mortem), Agim Vatovci (post mortem), Sabrije Zeqa (post mortem), Merita Voca (post mortem), Mexhid Foniqi (post mortem) dhe Hiljminijeta Apuk, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se këta aktivistë, me avokimin e tyre publik, punën në terren dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, kanë ndikuar në rritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e politikave publike dhe gjithpërfshirjen.

“Kontributi i tyre është shembull i përkushtimit qytetar dhe i vlerave, të cilat vazhdimisht i afirmon Presidentja Osmani”.

Medaljet e akorduara do të dorëzohen në ceremoninë e veçantë të ndarjes së dekoratave që do të mbahet në fund të muajit dhjetor 2025.

“Presidentja Osmani ka theksuar se shoqëria jonë bëhet më e drejtë dhe më e fortë, nëpërmjet atyre që punojnë çdo ditë për barazi, dinjitet dhe përfshirje  dhe se vlerësimi i tyre është një obligim institucional dhe moral”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz